Pjesë të Bregut Lindor të SHBA-së janë goditur nga një stuhi tmerrësisht e fortë dhe reshje të dendura të dëborës, duke shkaktuar kaos transporti dhe ndërprerje të energjisë për mijëra qytetarë.
Pesë shtete shpallën një emergjencë disa orë përpara se reshjet e borës dhe erërat e forta të mbërthenin zonën të shtunën.
Në disa zona të Masaçusets trashësia e dëborës a shkuar deri në 75 cm borë.
Gati 6,000 fluturime në SHBA u anuluan gjatë fundjavës, ndërsa kushtet atmosferike pritet të lehtësohen të dielën.
Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat e ftohta do të mbeten problem në pjesën më të madhe të verilindjes, me stuhinë e borës që do të vazhdojë në shtetin e Maine.
Stuhia, e njohur si Nor’Easter, ka goditur disa pjesë të Nju Jorkut dhe Massachusetts me reshje të mëdha bore, përmbytje bregdetare dhe stuhi.
Deri në mbrëmjen e së shtunës, më shumë se 80,000 shtëpi në shtetin e Massachusetts ishin ende pa energji elektrike.
Cape Cod ishte një nga rajonet më të goditura, ndërsa përmbytje nga stuhia bregdetare u raportuan gjithashtu në Nantucket.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) konfirmoi të shtunën se stuhia kishte pësuar atë që njihet si bombogjenezë, që do të thotë se ajri më i ftohtë përzihej me ajrin më të ngrohtë të detit, duke çuar në një rënie të shpejtë të presionit atmosferik. Procesi çon në të ashtuquajturin ciklon bombë.
Top Channel