Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Mbingarkesa për shkak të pandemisë ka shkaktuar sindromën “Burnout” tek mjekët.
Për dy vite me radhë mjeket e familjes nëpër qendra shëndetësore por edhe mjekët specialistë dhe stafet infermierore punojnë me orë të zgjatura dhe përtej kapacitetit njerëzor çka ka çuar në rraskapitjen e tyre si nga ana psikologjike dhe fizike por edhe në uljen cilësinë profesionale të tyre.
Këtë e konfirmon edhe Urdhri i mjekut i cili kërkon vlerësim financiar shtesë për ta.
“Burnout” ose sindroma e rraskapitjes në vendin e punës është një gjendje me të cilën po përballen mjekë në mbarë botën.Por në kushte edhe të pagave të ulëta të mjekeve në Shqipëri kjo e bën më alarmante situatën.
Që para fillimit të pandemisë shumë mjekë lanë Shqipërinë drejt Gjermanisë dhe pandemia jo vetëm nuk e ndali por e rriti numrin e mjekëve të ikur.
Shefi i OBSH e ka theksuar disa herë në daljet e tij rrezikun e ezaurimit të burimeve njerëzore në sistemet shëndetësore gjatë kësaj kohe duke u bëre thirrje qeverive të marrin masa mbështetëse.
Top Channel