Vetëm në vitin 2021 në Amerikën Qendrore janë kapur të paktën 250 ton drogë, një shifër rekord e nxitur nga prodhimi i madh i kokainës.
“Ka më shumë drogë se kurrë që vjen nga Amerika Jugore”, thotë ministri i brendshëm i Panamasë në një intervistë për AFP. Mësohet se 200 ton ishin kokainë dhe pjesa tjetër marijuanë, sipas llogaritjeve zyrtare.
Konfiskimet kalojnë me 38% sasinë prej 180 ton që u kapën në 2020, sipas shifrave të OKB. Policia anti-drogë e Kolumbisë ka sekuestruar një ngarkesë prej 20,000 arra kokosi të mbushura me kokainë të lëngshme, pak para se të nisej drejt Evropës.
Kapja u bë në portin e Cartagena, në brigjet kolumbiane të detit të Karaibeve, nga ku arrat e kokosit po niseshin drejt Genoas në Itali. Prokuroria dhe njësia anti-droga të Kolumbisë zbuluan se qumështi natyral i arrës së kokosit ishte zëvendësuar me një lëng që ishte kokainë.
Top Channel