Një 61-vjeçar ka humbur jetën këtë mbrëmje në Lushnjë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, duke përfunduar në kanal.

Aksidenti tragjik është shënuar në fshatin Zhamë. Sherbet Metën e ka zënë zetori poshtë. Mjeti nuk ishte i pasur me drita, ndërsa humbja e kontrollit rezultoi fatale.

Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe për të nxjerrë trupin e pajetë të 61-vjeçarit.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Zhamë Sektor, Lushnjë, shtetasi Sh. M., 61 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, traktor, ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA