Durrës/ Demokratët e Berishës votojnë për të zgjedhur kandidatin e tyre

30/01/2022 11:54

Demokratët, mbështetës të ish-presidentit Sali Berisha, po votojnë këtë të diel për të zgjedhur kandidatin e tyre për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Nga ora 08:00 deri në 17:00, në sallën ”Odeon” të qendrës së kulturës “Aleksandër Moisiu ” do të zhvillohet ky proces votimi për përzgjedhjen e kandidaturës më të mirë të ardhur nga propozimet e bazës, për Bashkinë Durrës.

Janë dy kandidatë përballë njëri-tjetrit, inxhinieri urbanist Ardian Muka dhe Silvja Gjepali, një 28-vjecçare që ka përfunduar studimet për Teknologji Informacioni. Pavarësisht pjesëmarrjes në këtë votim paraprak rezultati parashikohet të mos ketë surpriza.

Është hera e parë që anëtarësia e Partisë Demokratike do të vendosë me votë për kandidatin më të mirë. Ndër vite urbanisti Muka ka qenë një nga figurat më të diskutuara e të mbështetura nga baza si kandidat për kryetar bashkie, por vendimet gjithnjë merreshin nga kryetari i partisë duke anashkaluar mendimin e bazës.

Këtë herë PD voton, por përballet me një krizë të thellë dhe nuk dihet ende fati i kandidaturave të dala nga ky votim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA