Është çelur në galerinë e arteve figurative në Vlorë ekspozita e piktorit Buron Kaceli.Drejtori i galerisë Edi Kojani foli për aftësitë artistike të kacelit ndërsa kryebashkiaku Dritan Leli për vyrtytet njerëzore të artistit.
Kjo ekspozitë përmbledh veprat e piktor kacelit në 15 vitet e fundit si dhe 45 punime të tjera si portrete, natyrë e qetë dhe peizazhe.
Arkitekti dhe kuratori i pikturës në Vlorë ,Piro Stefa e quajti ekspozitën një përfaqësim të denjë të Buron Kacelit që prej kohësh e ka marrë titullin sinjor i artit pamor.
Ekspozita vjen si një joshje e piktorit ndaj natyrës dhe jo vetëm duke u ndalur në skalitjen e portreteve njerëzore.
Autori ka punuar direkt me peizazhin dhe çdo pikturë është e realizuar në kontakt me natyrën. Kaceli vlerësoi mikpritjen e qytetit të vlorës që morri pjesë në këtë ekspozitë dhe i falenderoi pjesëmarrësit për vlerësimet që i bënë.
Top Channel