Austria është duke relaksuar gradualisht kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit, pavarësisht numrit të lartë të infektimeve ditore.
Duke nisur nga 5 shkurti, ora policore do të zbatohet nga mesnata, për dallim nga ora 22:00 sa është tani. Nga 12 shkurti, nuk do të ketë më kërkesë për testim apo pasaportë të vaksinës në sektorin e shitjes, ka thënë kancelari Karl Nehammer nga Vjena më 29 janar.
Prej 19 shkurtit, njerëzit me një test negativ në koronavirus, por pa dëshmi të vaksinimit apo shërimit nga ky virus, do të mund të vizitojnë restorantet dhe baret.
Në arsyetimin për marrjen e këtyre vendimeve është thënë se spitalet nuk janë më të mbingarkuara. “Shifrat janë stabile dhe në nivel të parashikueshëm”, ka thënë Nehammer duke iu referuar situatës në spitale dhe qendra të kujdesit intensiv.
Ministrja e Turizmit, Elisabeth Köstinger, ka thënë se rregullorja e re për orën policore do të mirëpritet pasi është në favor të bizneseve dhe turistëve. Në shtatë ditët e fundit, në Austri janë infektuar rreth 2,400 persona në 100,000 banorë.
Top Channel