Rikthehen reshjet e dëborës/ ARRSH: Qytetarët që do lëvizin këtë fundjavë drejt destinacioneve turistike të kenë kujdes

29/01/2022 11:15

Reshjet e dëborës janë rikthyer natën e kaluar në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që qytetarët që duan të lëvizin në këtë fundjavë drejt destinacioneve turistike “të veshura me të bardhë”, të kenë kujdes.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelohet nga ARRSH.

Ja gjendja e akseve nacionale:

Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë

Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA