Presidenti i UEFA, në Tiranë/ Të hënën Ceferin do takojë edhe kryeministrin

29/01/2022 15:10

Ditën e hënë Aleksandër Ceferin presidenti i UEFA-s do të mbërrijë në Tiranë për një takim kokë më kokë me kryeministrinë e vendit Edi Rama dhe presidentin e FSHF Armand Duka në lidhje me situatën e fundit zgjedhore për organin e futbollit në vendin tonë.

Burime pranë kryeministrisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit konëfirmojnë për Top Channel që numri 1 i qeverisë europiane të futbollit UEFA, do të vizitojë këtë herë kryeqytetin për një situatë jo të këndshme, pasi veç çështjeve të zgjedhejve të FSHF-së do të ridiskutohet edhe zhvillimi i finales së madhe europiane të Conference League.

Në përgjigjen e fundit ndaj Top Channel zyra e medias së UEFA-s konfirmuan se ngjarjet e fundit dhe sidomos eksplozivi në shtëpinë e presidentit Duka, kanë vendosur në pikëpyetje çështjen e sigurisë dhe për këtë arsye kërkohen rikonfirmime nga qeveria shqiptare për të organizuar këtë aktivitet madhor për UEFA-n që për herë të parë do të zhvillojë finalen e këtij kompeticioni premier në kryeqytetin shqiptarë dhe që prej disa muajsh po reklamohet kudo në Europë.

 

Top Channel