Kjo është historia e një familje nga Farka e Tiranës e cila prej katër brezash, merret me poçarinë dhe prodhimet prej balte.
“Unë ka mësuar nga baba, im atë e ka mësuar gjyshi e kështu prej 4 brezash ne kemi punuar tavat dhe vorbet prej balte në Farkë“.
Të parët e Bashkim Plakut nga Farka vendosën për të ardhmen e tij. Edhe ai do t’i jepte formë formë baltës duke nxjerrë nga duart enët prej balte.
Të jesh poçar duhet të kesh durim, pasi një tavë dheu kërkon 10 ditë punë. Poçari thotë se enët e baltës i japin i shtojnë shije të veçantë ushqimit. Për këtë arsye tavat e dheut të Bashkimit kërkohen nga amvisat dhe lokalet në të gjithë vendin.
“Në fillojmë që nga lënda e parë që është në Farkë, e cila duhet të merret mbi gjysme metri nëntokë, e transportojmë më pas e lëj në një ene 24 orë më ujë, më pas e punoj në atë makineri të vjetër dhe si përfundim i jap formë e cila duhet të qëndroj mbi javë të thahet deri sa të arrijë procesi i pjekjes”.
Kush i blen këto tava?
“Në fillim i donte vetëm Shqipëria e Mesme ndërsa tani tavat kërkohen nga Himara në Theth”.
E shikon si profesion apo pasion?
“Unë nuk kam ëndërruar asnjë punë tjetër përveç këtij profesioni. Balta është gjithçka për mua, ndjej kënaqësi kur e punoj, kur merem me të harroj çdo gjë”.
Pas shumë mundimesh Bashkimi arriti ta trashëgoj këtë profesion tek djali i tij i vogël, por ndryshe nga babai, ai kërkon të realizojë dhe ene moderne prej balte.
Top Channel