Në përballjen që Erioni i ka kërkuar Anës gjatë puntatës të mbrëmjes së sotme, është përfshirë edhe Mikela.
Ajo nuk ka hezituar që të marrë karrigen dhe të shkojë në mes të studios për të mësuar se si është marrëdhënia e tyre. Ndërsa në ndërhyrjet që pati, nuk kanë munguar të qeshurat dhe komentet nga ana Erionit.
Erion: Ti ndoshta ke ardhur e ke shfrytëzuar këtë punën time me të Mikelës për të pasur hyrje më të zjarrtë se jo cdo kush e kishte vëmendjen që kam unë me Mikelën, atë afrimitet dhe marrëdhënie që kisha me Mikelën.
Mikela: Pse vëmendje kishe ti me mua?
Erion: Kuku nana jem.
Mikela: He mbaro se po të dëgjoj.
Erion: Kur flet ti, unë humb krejt. Ti e ke akumuluar nga jashtë dhe e ke parë që të hysh në mënyrë sa më të zjarrtë.
Ana: Unë hyra se ashtu doja se atë mendim kisha dhe nuk të jap ty llogari për hyrjen time.
Erion: Thjesht më vjen me qesh se të njëjtat që ia ke thënë atij djalin, mi ke thënë dhe mua.
Ana: Diferenca shihen me kohën.
Mikela: Po ti nuk i bëre të njëjtat gjeste që bëre me mua dhe me këtë vajzën.
Top Channel