Në një lëvizje të hapur sfiduese për Moskën, i derguari i posacëm i NATO-s për Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina, deklaroi se aleanca nuk do të bëjë kompromis për politikën për dyer të hapura nën presionin e Rusisë, por mund t`i shtojë radhët e saj edhe me fqinjë të tjerë të këtij vendi, sic është Gjeorgjia.
Gjeorgjia, tha Colomina, duhet të bëjë hapa tani për t`u përgatitur për anëtarësimin në aleancën më të madhe ushtarake të globit, duke nisur nga reformat e brendshme e deri tek zgjidhja e mosmarrëveshjeve territorial.
“Kemi qenë tepër të qartë me rusët: ne nuk do të bëjmë kompromis për parimet tona themelore dhe për politikën tonë të dyerve të hapura. Nuk do të bëjmë kompromis për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ose Gjeorgjisë”, u shpreh ai.
Gjeorgjia aspiron që të anëtarësohet në NATO dhe është njëra nga aleatet më të ngushta të saj, duke marrë pjesë në stërvitje ushtarake dhe misione me vendet anëtare. Por ajo përballet me pengesa të mëdha nga Moska, e cila mbështet dy rajonet separatiste të këtij vendi, Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.
Ndërkohë, dislokimin i armëve dhe ushtarëve në kufirin ruso-ukrainas ka ndezur debate në Finlandë dhe Suedi nëse do të anëtarësohen në NATO, në mënyrë që të mbrohen nga çdo agresioni i mundshëm i Moskës.
Top Channel