Këngëtarja Madonna ka folur rreth puthjes së saj së famshme me Britney Spears, duke thënë se një gjë të tillë mund ta bëjnë përsëri.
E pyetur nëse do të shkonte përsëri në një turne botëror, Madonna ka shkruar në Instagram: “Dreq, po. Më duhet. Stadium. Britney dhe unë, çfarë mendoni për këtë?”
“Unë nuk jam e sigurt nëse ajo do të jetë e gatshme për të, por do të ishte vërtet e mrekullueshme. Ne mund ta përsërisim atë puthje,” vazhdoi Madonna, duke iu referuar performancës së saj të famshme dhe Britney në MTV Video Music Awards 2003.
Spears nuk ka performuar live që nga përfundimi i turneut “Britney: Live in Concert” në tetor 2018, por tani që këngëtarja është liruar nga kujdestaria dhe kontrolli i babait të saj, ajo është shprehur e emocionuar që do të mund të vazhdojë karrierën e saj muzikore.
Madonna tregoi mbështetje publike për Spears gjatë lëvizjes #FreeBritney, duke shkruar në Instagram korrikun e kaluar: “Kthejini jetën kësaj gruaje. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekja për një patriarku të babëzitur që ua ka bërë këtë grave për shekuj. Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut! Britney, ne kemi ardhur të të nxjerrim nga burgu!
Gjatë përfshirjes së saj në Instagram, Madonna iu referua muzikës së saj të re, duke thënë se po regjistronte me artistë të tjerë, por se ishte një “sekret”. “O Zot, po vdes shumë për të bërë muzikë të re, sa nuk mund ta imagjinoni! Është sikur më merr fryma”, është shprehur këngëtarja.
Top Channel