Gabimi me ushqimin e fëmijëve/ Prindërit rrezikojnë fëmijët me ushqimet e gatshme dhe të ambalazhuara

29/01/2022 19:49

Çdo vit shifrat e fëmijëve në mbipeshë janë në rritje për shkak të konsumimit të fast food-eve, patatinave dhe ëmbëlsirave. Po ashtu janë shtuar dhe raste e diabetit të tipit 2.

Nuk janë të pakta rastet që në shkolla fëmijët blejnë ushqime të gatshme nga dyqanet pranë apo patatina e pije të gazuara.

Sipas specialistëve për fëmijët mund të lejohet konsumimi i ëmbëlsirave deri në dy herë në javë.

Zgjidhja më e lehtë për prindërit është që fëmijët të blejnë dicka të gatshme, apo ushqime të ambalazhuara gjatë orëve të mësmit. Por në fakt kjo është zgjidhja më e keqe e mundshme që lë pasoja. Kequshqyerja, obeziteti dhe sëmundje kur të rriten. Konsumimi i drithrave, frutave e perimeve të stinës, mishit dhe peshkut janë të nevojshme për një jetë të shëndetshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA