Erioni i kërkon llogari për afrimitetin me Edin, Ana përmend telefonatën: Kam regjistruar 1 orë e 40 minuta bisedë

29/01/2022 21:45

Ana duket se ka trazuar ujërat në Për’puthen. Me ardhjen e saj, u tregua shumë e afërt me Erionin, gjë që krisi marrëdhënien e tij me Mikelën që dukej se po bëheshin çift. Më pas, erdhi Edi në program dhe Ana ishte po aq e afërt me të sa me Erionin.

Në puntatën e sotme të Për’puthen kanë pasur një përballje të kërkuar nga Erioni. Ai donte të dinte se ku qëndronte Ana ndërsa ajo ia thkesoi se ka ndjenja të forta për Edin ndërsa për Erionin mendon se ka pëlqim për Mikelën.

Ndërsa Ana nuk hezitoi t’i përmendte dhe një bisedë telefonike që ka zgjatur 1 orë e 40 minuta por nuk dha detaje.

Erioni: Do të tregohem më i kujdesshëm se çfarë do të bëj në vazhdim. Që kur ke ardhur, kemi shfaqur shumë afrimitet, por përpos kësaj, gjithmonë i kam pasur dyshimet e mia që ti kam thënë çdo kund. Janë disa veprime të tuat që dyshimet vetëm mi shtojnë. Dua të di prej teje se ku qëndron ti sepse sic e pamë dhe në insert, gjërat që ke bërë me mua, i ke bërë dhe me një person të dytë. Këto më bëjnë të dyshoj se a është lojë që po e bën me mua, me djalin tjetër apo me të dy? Janë pikëpyetje të mëdha.

Ana: Kur jam bërë pjesë e programit, më ke tërhequr shumë. Afrimitetin me ty ashtu e kam ndjerë, më pas erdhi Edi.

Erioni: Sipas fjalëve të tua, isha më shumë se pëlqimi yt. Për ty, isha ai djali që doje të merrje për dore dhe të dilje.

Ana: Bisedën e kemi bërë dhe në telefon dhe më the që një person tjetër ka regjistruar bisedën. Ti mund të kesh regjistruar 20 minuta, unë 1 orë e 40 minuta. Unë i qëndroj fjalëve të mia, kur them që kam pëlqim për ty, ashtu ka qenë. Pastaj kanë ndodhur disa situata. Kur ka ardhur Edi, e kam parë veten më të përfshirë tek ai se tek ty. Ndjesitë e mia më të forta kanë nisur për Edin. Kur e kam këtë, do stepem nga ty. Dhe një ndër arsyet pse jam stepur është Mikela.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA