“Bomba e motit”, stuhia mostër i afrohet SHBA-së: Do goditen miliona vetë

29/01/2022 16:23

Gati 55 milionë amerikanë në lindje të Shteteve të Bashkuara kërcënohen nga një stuhi e dhunshme dimërore, e cila do të kombinojë reshjet e dendura të borës dhe erëra të acarta duke nisur nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork e Boston në orët e ardhshme.

Rajone të tëra do të përballen me këtë “bombë të motit”, thonë mediat vendase.

Disa guvernatorë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme e i kanë bërë thirrje qytetareve t`i qëndrojnë larg rrugëve. Po kështu, po lëshohen paralajmërime për përmbytje në zonat bregdetare, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e rënies së linjave të komunikimit.

Mijëra fluturime tashmë janë anuluar tashmë për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike.

Shërbimi kombëtar i metereologjisë parashikon se prej borës dhe erërave të fuqishme, udhëtimi në disa zona do të jetë gati i pamundur.

Në New England, thotë ai, do të kemi një stuhi dimërore historike. Reshje të mëdha bore parashikohen në një pjesë të Neë Hampshire në Maine, and Long Island në New York—ku mendohet se mund të bien 30 deri në 60 centimetra borë.

Për shkak të stuhisë masive që po afrohet, Neë Yorku, Neë Jersye, Marylandi, Virginia dhe Karolina e Veriut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa ekspertët flasin për një “bombogjenezë”, që do të thotë se ajri i ftohtë pritet të bashkohet me ajrin më të ngrohtë nga deti, cka do të cojë drejt një rënieje të menjëhershme të presionit atmosferik, duke shkaktuar për rrjedhojë një të ashtëquajtur “ciklon-bombë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA