Vendet e Ballkanit renditen në mesin e 10 rajoneve më nivelin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 për 100,000 banorë sipas Universitetit Johns Hopkins.
Ballkani po kështu vazhdon të regjistrojë një numër rekord të rasteve të reja me koronavirus. Në rang global, aktualisht listën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje e kryeson Peruja 630.38 vdekje për një milionë njerëz, e ndjekur nga Bullgaria me 473,31, Bosnja dhe Hercegovina me 431,48, Hungaria 421,20, Mali i Zi 408,43, Maqedonia e Veriut 398,95, Kroacia 334,97 vdekje.
Serbia shënoi brenda 24 orëve të fundit 36.737 raste të reja aktive me COVID-19, një shifër e re rekord kjo për këtë vend, ku numri i përgjithshëm i infektimeve ka mbërritur në 1,616,584 ndërsa a ii jetëve të humbura është 13,417.
Rreth 46.9 për qind e njerëzve në Serbi janë plotësisht të vaksinuar. Autoritetet atjë së fundi kanë rritur kapacitetet spitalore e kanë vendosur pasaporta të detyrueshme vaksinimi kur vala e katërt e pandemisë goditi rajonin.
Ekspertët besojnë se nivelet e ulëta të vaksinimit janë ndër shkaqet kryesore të shkallës së lartë të vdekshmërisë. Masat për koronavirusin, në shtete të ndryshme, merren duke u bazuar në vlerësimin e fakteve nga politika. Për disa shtete europiane, si për Britaninë e Madhe dhe për Danimarkën, pandemia duket se ka mbaruar.
Top Channel