Dy prindër janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Volosit , pasi në bazë të një hetimi të urdhëruar nga prokuroria, është konstatuar se nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë për një kohë të gjatë.
Është hera e tretë që prindër në këtë qytet të Greqisë janë arrestuar dhe janë dërguar në prokurori pasi kundërshtojnë të çojnë fëmijët e tyre në shkollë me pretekstin se kanë frike nga koronavirusi dhe pasojat e tij, megjithëse në Greqi arsimimi i fëmijëve është i detyrueshëm dhe përjashtim bëjnë ata fëmijë që kanë probleme shëndetësore.
Dhjetë ditë më parë gjykata e Volosit dënoi një 32 vjeçare të pavaksinuar me shtatë muaj burg me kusht deri në tre vjet dhe gjobë financiare për mos dërgimin e fëmijës së saj 11-vjeçar në shkollë, për shkak të Koronavirusit
Vjet nuk e dërgova . E çova vetëm disa ditë, por (pastaj) dëgjova se po shtoheshin infektimet dhe e ndalova. Dhe këtë vit i çova fëmijët në shkollë ,por me pas I ndalova përsëri për shkak të rritjes se infektimeve . Kaq. Thjesht po mbroj fëmijët .
Në një prej dy rasteve të reja prokuroria ka liruar nënën e një nxënësi pasi ka dorëzuar raportet mjekësore që vërtetonin gjendjen shëndetësore të fëmijës, kurse në rastin tjetër të një nëne të divorcuar që gati prej një viti nuk dërgonte fëmijën në shkollë duke mbetur në klasë, pritet në orët e ardhshme vendimi i prokurorisë.
Vetëm në Volos nga fundi i muajit të kaluar janë konstatuar nga hetimet përkatëse mbi 15 raste fëmijësh të cilët mungojnë në shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm dhe sipas ligjit të ri që ka aprovuar qeveria greke disa javë më parë parashikohen arrestime për prindërit dhe dënime deri në dy vjet heqje lirie bashkë me heqjen e kujdestarisë.
Në të gjithë Greqinë janë më shumë se 120 prindër që në shumicën e rasteve janë edhe vetë të pavaksinuar , nuk dërgojnë fëmijët në shkolla dhe tashme pritet të përballen me ligjin.
Top Channel