Presidenti Joe Biden ia bëri të qartë homologut ukrainas, Volomir Zelensky se SHBA beson që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Emily Horne, u tha gazetarëve se Biden “e ka thënë publikisht një gjë të tillë dhe ne e kemi paralajmëruar prej muajsh tashmë”.
Rreth 100,000 trupa ruse janë të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën dhe Biden beson se kur toka të ketë ngrirë, ata mund të sulmojnë nga veriu i Kievit, thanë për Associated Press dy zyrtarë që janë në brendësi të cështjes. Burimet pohuan se Putin ka në gadishmëri trupat por edhe pajisje mjaft të rënda, prandaj do të dëshirojë kushte optimale toksorë për të kaluar në Ukrainë.
Frika se Moska mund ta bëjë realitet planin e saj mbështet shumë edhe tek historia e këtyre viteve; Rusia pushtoi dhe më vonë aneksoi Gadishullin e Krimesë në fund të shkurtit 2014, ndërsa më herët pati hyrë deri në Gjeorgji. Moska i ka parqitur perëndimit disa kërkesa sigure, duke përfshirë tërheqjen e instalacioneve ushtarake të NATO-s në Europën Lindore dhe ndalimin e Ukrainës që të bashkohet ndonjëherë me aleancën.
Shtetet e Bashkuara u përgjigjën me një letër të mërkurën, duke i hedhur poshtë kërkesat e saj. Pas marrjes së këtij mesazhi, Moska beson se ka “pak terren për optimizëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, por “megjithatë mbetet gjithmonë perspektiva e vazhdimit të dialogut, i cili sic tha ai, është në interesin tonë dhe të amerikanëve.”
Top Channel