18/12 16:24
Mikela dhe Bruno kanë zhvilluar takimin e tyre të dytë pas distancës që patën dhe kanë folur për pëlqimet e zhgënjimet e tyre.
Kur Mikela i vuri në dukje se ka qëndruar i heshtur, Bruno tha se zgjedh ta bëjë këtë gjë që të mos thojë gjëra të këqija.
Mikela: Edhe pse je zhgënjyer, e di që pëlqimi yt është për Efin. Në momentin kur ofendohesh, agravohesh shumë me mua dhe vajzat e tjera kurse me të agravohesh por merr një pamje tjetër.
Bruno: Unë mbaj pjesën time se nuk dua të prish gojën më shumë. Nëse dikush e bën, unë jo.
Mikela: Do e doje një takim sqarues?
Bruno: Sqarues jo por për të folur. Mendoj se çdo gjë ka datë skadence.
Mikela: Kë pëlqen tjetër?
Bruno: Florjanën.
Top Channel