Lushnjë/ 82-vjeçari plagoset me armë gjahu, humb jetën në spital

28/01/2022 07:59

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është vetëplagosur me armë gjahu dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale N.SH, 82-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme në Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel