Sergei Lavrov deklaroi se Moska nuk do të fillojë një luftë kundër Ukrainës, por as nuk do ta lejojë Perëndimin që të dëmtojë interesat e saj sigurisë.
Presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se ekziston një “mundësi reale” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt.
Por shefi i diplomacisë ruse thotë se sa i takon vendit të tij, ai nuk e do luftën. Ama ne nuk do të lejojmë që të shkelen me arrogancë dhe të injorohen interesat tona,” u shpreh Lavrov në një intervistë për një radio ruse.
Tensionet janë rritur javët e fundit lidhur me Ukrainën, ndërsa Moska ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë fqinjit të saj.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s janë të shqetësuar se Moska mund të jetë duke u përgatitur për sulm.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë ndonjë plan të tillë, por ka kërkuar që NATO-ja të premtojë se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të anëtarësohet dhe që aleanca të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga Evropa Lindore.
SHBA dhe NATO i hodhën poshtë zyrtarisht këto kërkesa, lëvizje kjo që sipas Kremlinit, lë “shumë pak hapësirë për optimizëm”.
“Përderisa ata thonë se nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre, as ne nuk do t’i ndryshojmë tonat,” tha Lavrov. “Unë nuk shoh mundësi për kompromis këtu.”
Top Channel