Dhjetëra palestinezë u plagosën dhe shumë njerëz u prekën nga gazi me ndërhyrjen e forcave izraelite në demonstratat kundër vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Palestinezët mbajtën demonstrata kundër vendbanimeve të paligjshme hebreje në shumë pjesë të Bregut Perëndimor, veçanërisht në fshatrat e Nablusit, Beita dhe Beit Dejan .
Forcat izraelite u përgjigjën me plumba gome dhe gaz lotsjellës, ndërsa palestinezët u përgjigjën duke hedhur gurë.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se forcat izraelite kanë plagosur 13 palestinezë me plumba plastikë në qytetet Beita dhe Beit Dajan dhe shumë persona janë prekur nga gazi.
Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë kanë shënjestruar me plumba gome edhe ambulancat në Beit Dajan dhe është plagosur në shpatull me një plumb gome një mjek që po u ndihmonte të plagosurve.
Në Bregun Perëndimor ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Rreth 500 mijë kolonët hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territorin e pushtuar palestinez konsiderohen si të paligjshme.
Top Channel