Escobar, sërish kundër Berishës/ Diplomati amerikan thotë se Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e PD

28/01/2022 00:59

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuar për Ballkanin Gabriel Escobar u tregua i prerë për çështjen e Sali Berishës gjatë një interviste të dhënë për Gazetën Online Reporteri.net.

Escobar tha Sali Berisha se nuk mund të jetë fytyra e Partisë Demokratike dhe kjo është e paparanueshme për SHBA.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”- tha Escobar.

I dërguari i SHBA për Ballkanin foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjendja e tanishme e ngrirë, status quo, në Dialog nuk po funksionon. Eksodi i vazhdueshëm i të rinjve kosovarë po vazhdon. Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme për njëra-tjetrën. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS). Në mënyrë urgjente të arrihet marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë”-vijoi Escobar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA