Ne një seance parlamentare mesditën e se enjtes lideri i partisë me te madhe opozitare Syriza, Aleksis Tsipras ka paraqitur një mocion mosbesimi kundër qeverisë konservatore te kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Lëvizja politike e befte e kundërshtarit te tij Tsipras, vjen ne një moment kur Mitsotakis dhe kabineti i tij përballen me zemërimin e qytetareve per menaxhimin e vales se motit te keq si pasoje e te cilës mijëra njerëz mbeten te bllokuar ne unazën kryesore te Athinës me shume se 24 ore mes bores e te ftohtit, kryeqyteti grek thuajse u bllokua tërësish, mijëra familje mbeten pa energji elektrike dhe spitalet patën probleme ne funksionimin e tyre.
Aleksis Tsipras: Kjo qeveri duhet te largohet. Te ike sa me shpejt qe te jete e e mundur.Sa me shpejt aq me mire. Te ikni sepse nuk meritoni qytetaret tuaj, nuk meritoni ketë shoqëri, dhe sepse nuk meriton ky vend kaq batak. Per te gjitha këto arsye kërkova sot urgjentisht te marr fjalën. për të paraqitur një mocion mosbesimi te partisë Syriza- Aleanca progressive kundër qeverisë më të keqe që ka njohur vendi që nga junta ushtarake.
Me një grup 157 ligjvënësish ne grupin e tij parlamentar, kryeministri grek gëzon një shumicë komode në parlamentin me 300 vende dhe qeveria e tij pritet t’i mbijetojë votëbesimit ditën e diele pas një debate treditor, pa përjashtuar surprizat.
Giannis Oikonomoy: Z. Tsipras, duke parë ndikimin e tij politik në rënie dhe të dyshimte te ardhmen politike brenda partisë se tij, po tenton një lëvizje mbresëlënëse, plotësisht të parashikueshme. Gjatë procesit parlamentar që parashikohet , do të jetë e qartë se çfarë shpreh dhe kujt i shërben secili.
Mitsotakis ne një mbledhje urgjente te qeverise ka kërkuar falje, per mungesën e koordinimit të aparatit shtetëror, pavarësisht paralajmërimit te meteorologëve, por ndërkohe i ka hedhur fajin operatorit privat të autostradës si dhe prefekturës. Qeveria është detyruar të mbyllë shërbimet publike dhe shkollat për 2 ditë, por ndërkohe ende 1000 familje janë pa energji elektrike dhe shume rruge ne periferi te Athinës janë ende me akull e bore.
Opozita gjithashtu kritikon kryeministrin Mitsotakis edhe per menaxhimin e pandemisë, ndërkohe qe gjate javës se fundit regjistrohen mbi 100 te vdekur çdo dite nga koronavirusi, ndërsa mbetet i larte numri i te intubuarve dhe i infektimeve.
Top Channel