Publikuan video humoristike në internet, Irani arreston 17 persona

27/01/2022 18:26

Policia iraniane të mërkurën deklaroi se ka arrestuar 17 persona, të cilët kishin postuar disa video të ndryshme me natyrë humoristike në rrjetet e tyre sociale, në stilin e një kamera të fshehtë, që i kishin realizuar në Teheran.

Videot e publikuara javët e fundit ishin parë nga shumë njerëz në Iran, mes tyre dallohej një video, ku një kalimtar qëllohet me tortë në fytyrë, ndërsa po zbriste në shkallët lëvizëse dhe një tjetër akoma më e rëndë se kjo, që tregonte një burrë sikur po i priste kokën gruas për shkak të xhelozisë.


Megjithatë është ende e paqartë se për çfarë vepre penale akuzohen personat e arrestuar nga policia.

Autoritet konservatore iraniane kanë mbajtur prej vitesh një kontroll të rreptë mbi internetin dhe rrjetet sociale, të konsideruara në kundërshtim me fenë islame. Edhe në të kaluarën ka pasur arrestime për mungesë etike në pamjet e publikuara në internet, ku disa persona u akuzuan për shkelje të moralit publik.

Për më tepër platforma të ndryshme perëndimore (si YuoTube, Facebook dhe Twitter) janë bllokuar prej kohësh dhe mund të arrihen vetëm përmes shërbimeve që lejojnë mos identifikimin e adresës IP, e cila i është vendosur çdo kompjuteri të lidhur në rrjet dhe që mund të identifikojë lehtësisht, ndër të tjera, vendin nga i cili lidhen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA