Midjana Hoçja, paradite vesh përparësen e bardhë të mjekes për të shpëtuar jetë njerëzish, ndërsa pasdite vjen në fermën e saj për tu kujdesur për lopët.

Doktoreshe Midjana thotë se ushqimi cilësor të siguron trup të shëndetshëm.

Midjana Hoçja: Kam investuar gjithë jetën time për tu bërë një mjeke e mirë. Unë besoj se sot është koha që të gjithë të kthehemi tek toka dhe blegtoria sepse ato janë baza e gjithçkaje dhe e shëndetit.

Para një viti në fermën e doktoreshës kishte 11 kokë lopë, ndërsa sot numërohen 30, kurse të ardhmen Midjana thotë se ajo do të ketë fermën më të madhe në Shqipëri.

Midjana Hoçja: Synimi im është që këtë stallë ta nis dhe ta bëj sa më të madhe duke ngritur një fermë bashkëkohore me 300 kokë lopë.

Pasioni për blegtorinë asaj mësoi dhe bujqësinë, për këtë arsye në fshatin Gramëz të Fushë Krujës ajo mbolli shegë dhe ullinj.

Midjana Hoçja: Unë kam mbjellë shegë, ullinj, rrush dhe sera. Kjo do të jetë një fermë që do të ketë çdo gjë.

Histori si kjo e Midjanës të frymëzojnë që të punosh tokën e të mbarështosh gjënë e gjallë. Dëshira e Mirdianes është të ketë një fermë të madhe moderne, përtej pasionit për blegtorinë, ajo ka nevojë të subvencionohet nga M.B.

Momentalisht Industria e Përpunimit të Qumështit, furnizohet me qumështin që vjen nga Serbia, pasi fermerët i kanë braktisur stallat e tyre. Që të hamë produkte ushqimore cilësore, duhet që të mbështesim ata të rinj që kanë ëndrra të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA