Kupa e Afrikës/ Salah dërgon Egjiptin në çerekfinale, ndaj Bregut të Fildishtë vendosën penalltitë

27/01/2022 00:32

Egjipti i Mohamed Salah ka avanacuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Afrikës teksa ka eliminuar Bregun e Fildishtë.

Në fakt, përballja e fortë mes dy kombëtareve favorite për triumfin final u pasqyrua edhe në fushë duke qenë se koha e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0.

Por, edhe shtesa prej 30 minutash nuk solli ndryshim të shifrave me rrjetat respective që mbetën të paprekura.

Në këtë formë, fituesi duhej të vendosej nga pika e bardhë e 11-metërshit, aty ku egjiptianët ishin më të zotë me shënjestrën teksa i realizuan të pesta penalltitë, ndërsa nga ana tjetër, Bregu i Fildishtë realizoi katër të tillë, ndërsa ai që e penalizoi skuadrën ishte Eric Baily, mbrojtësi i Manchester United. Sakaq, vlen të theksohet se penalltinë vendimtare për Egjiptin e realizoi sulmuesi i Liverpool dhe ylli i turnout, Mohamed Salah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA