Pas pesë vitesh në ushtrinë e SHBA, rreshterja Kayley Gunner vendosi të zgjidhte një rrugë tjetër karriere, duke krijuar një llogari erotike me pagesë e duke luajtur në filma për të rritur.
“Gjithmonë më kishte magjepsur industria e filmave për të rritur, tani jam këtu dhe do të tregoj atë që mund të bëj”, thotë ajo duke shtuar se ka luajtur në dy filma për të rritur dhe shfaqet dhe në llogarinë e saj erotike me pagesë.
Ajo kujton nga ushtria se preferonte automatikun 7.62 mm M240 dhe shton se ishte zgjedhur në rol mbështetës pasi “isha e fortë dhe mund të ruaja ritmin e djemve”.
Kayley shton se në ushtri “njeh njerëz me të cilët mbetesh shokë përgjithmonë,” ndërsa industria e pornos dhe erotikës ka shumë anë negative.
E përditshmja britanike Daily Star përmend gjithashtu historinë e aktores së filmave pornografikë Karlie Brooks e cila arriti të mbante të fshehtë “profesionin” e saj nga familjarët për pesë vjet.
Por gjithçka kishte ndryshuar një ditë kur mori një mesazh që thoshte: “Hej vogëlushe! Jam xhaxhai yt, më duket se të kam parë rastësisht në një video sot …shumë bukur”.
Megjithse xhaxhai i saj mund ta ketë mbajtur për vete historinë, Karlie e tregoi atë më pas për 57,000 ndjekësit e saj në rrjetin TikTok.
Video ku ajo tregonte çfarë i ndodhi me xhaxhain ishte parë miliona kështu që në shtëpinë e Brooks duhet të ketë disa heshte të rënda kur ajo të shkojë së shpjeti për vizitë.
Top Channel