Hovenier: Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike

27/01/2022 01:58

Ambasadori i SHBA-së Kosovë, Jeff Hovenier ka folur edhe për sanksionet ndaj atyre që bëjnë krim transnacional.

Ai në një intervistë për RTK ka thënë se nuk i sanksionojnë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike, por nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve, pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional.

“Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar transnacional do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë. Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen”, ka thënë Hovenier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA