Euro, franga e dinarë, sekuestrohet në kufi shuma e padeklaruar e parave

27/01/2022 08:57

Një 34-vjeçar u vu nën hetim pasi u kap me një shumë parash, që nuk i kishte dkelaruar kur hyri në Shqipëri.

Policia Kufitare e Morinës njofton se ka gjetur në automjetin tip “Benz” , që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. K. banues në Slloven  12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane,  që ai nuk i kishte deklaruar.

Shuma e të hollave u sekuestrua, ndërsa 34-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Top Channel