Sonte në orën 21:00, Kryeministri Edi Rama do të jete i ftuar i Eni Vasilit në emisionin Open në Top Channel ku do të përballet me gazetarë dhe analistë për disa nga çështjet kryesore të ditës dhe nismat e ndërmarra nga Qeveria.
Nisma për Këshillimin Kombëtar, do të jetë padyshim pjesë e skaletës duke u fokusuar tek pyetjet që ngjallin më shumë diskutim dhe qëllimin e këtij pyetësori në këtë kohë.
Po ashtu, gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe konflikti Veliaj-Duka do të jetë një tjetër çështje sensitive që pritet të ngjallë debat.
Kreu i qeverisë do të flasë sonte në Open për skandalin e publikimit të pagave, targave të makinave dhe numrave të telefonit.
Rama do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit, kandidatët e PS dhe nëse ka apo jo rol në përçarjen e Opozitës?
Për këto dhe të tjera, sonte në orën 21:00, Kryeministri Rama rikthehet në Open përballë Eni Vasilit dhe analistëve.
Top Channel