“Dola antiamerikan”, Rama për situatën në PD: Nuk ka legjitimitet as Luli, as ai tjetri. Janë dy të marrë

27/01/2022 22:24

Kryeministri Edi Rama ka folur në “Open” për deklaratat e Lulzim Bashës në Kuvend dhe për situatën në Partinë Demokratike.

“Ku është kryeministri? E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat, shkoi dhe erdhi dhe nuk njoftoi për çfarë i harxhoi atë 120-150 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat”, tha Basha në Kuvend, për të cilën Rama, i cili mungoi sot në seancë reagoi duke thënë: “Thotë që ka ikur me charter privat 120 mijë euro. Ndërkohë që unë po ju them që shpenzimet e mia për fluturime janë më të ulëta se shpenzimet e të dyja opozitave. E dini çfarë janë 120 mijë euro karburant. Këtu hidhen shifra këtu dhe sa më e madhe shifra, aq më shumë rrotullohet miza.”

Ndërsa kur gazetari Robert Rakipllari i tha se rezulton antiamerikan pasi nuk njeh kush është opozita, Rama tha se zyrtarisht njihet PD me kryetar Lulzim Bashën, por “nuk ka legjitimitet Luli as ai tjetri”.

Rama: Dola unë antiamerikan, Çfarë amerikani të jem unë që në rreth 1900 karrige, ulen 5 mijë veta. E di atë të Loro Borici kur tha shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Të duket barcaletë se ke qenë i vogël.  Legjitimitet nuk ka as Luli as tjetri. Fakti që duan të shkojnë tek godina, tregojnë se nuk kanë legjitimitet. Për çfarë ishin dyert e blinduara? Të thërrisnin policinë.

I pyetur përse në protestën e 8 janarit ishte me vonesë ndërhyrja e policisë pasi në godinën e PD po përdoreshin shkopinj, gurë e vare, Rama tha se policia ka qenë në ditën më të vështirë.

Rama: Këtë e dinë drejtuesit e policinë, as unë, as ti. Policia ka qenë në ditën më të vështirë sepse nuk dinin se si të ndërhynte në një sherr që mund të përfundonte në gjak. Një palë tha nuk kishte derë të blinduar, tjetri tha që nuk kishte xham të thyer. Këta janë dy të marrë. Policia ka qenë në ditën më të vështirë dhe ka pasur ditën më të bukur se si veproi për mua.

Top Channel

Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut Me Meshën e Dritës kremtuar sot, më 26 prill, në orën 10.00, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, pikërisht në ditën kur Kisha Katolike e sidomos shqiptarët, që e kanë për Pajtore, kremtojnë Zojën e Këshillit të Mirë, Papës Françesku i jepet përqafimi dhe përshëndetja e fundit si kryetari i Kishës dhe dishepull i Krishtit. Mesha e Dritës, që shpreh besimin në Krishtin e Ngjallur, kremtohet në latinisht, siç parashikohet nga Ordo Exsequiarum Romani Pontificis në botimin e ri të vitit 2024 me thjeshtimet e dëshiruara nga Papa Bergoglio, e kryesohet nga dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re. Me të, do të bashkëkremtojnë 980 kardinaj, ipeshkvij e meshtarë. Gjatë Kungimit, do të shpërndajnë hosten shenjte 200 vetë caktuar për këtë shërbesë, ndërsa në anën e djathtë të tremes, ku ndodhet shtatorja e Shën Pjetrit, do të jenë mbi 4 mijë meshtarë. Përpara altarit, në të djathtë, ikona e Zojës Salus Populi Romani. 6 lutjet e besimtarëve do të lexohen në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe në gjuhën kineze. Pas Kungimit kremtohet Ultima commendatio, rekomandimi i fundit drejtuar Zotit për ta mirëpritur shpirtin e të ndjerit në bashkimin e lavdishëm të shenjtorëve, si edhe Valedictio, lamtumira, ose përshëndetja e fundit para varrimit, me Lutjen e Kishës së Romës ndjekur nga lutja e shqiptuar prej kardinalit Baldo Reina, vikar i përgjithshëm për dioqezën e Romës, si edhe, në greqisht, me Lutjen e Kishave Lindore ndjekur nga ajo e Patriarkut të Antiokisë të Greko-Melkitëve Youssef Absi. Në fund, kardinali Re spërkat me ujë të bekuar dhe kem arkivolin, i cili, më pas, kalon nëpër Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej, me një procesion mortor, në Bazilikën e Zojës së Madhe ku do të bëhet varrimi. Procesioni del nga Shtet-Qyteti i Vatikanit prej së ashtuquajturës Porta e Perugino-s, kalon nëpër rrugët kryesore të qendrës historike të Romës, deri në Bazilikën e ndërtuar me dëshirën e Papës Liberi. Varri i Atit të Shenjtë është në navatën anësore të kishës, ndërmjet Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza. Varrimi paraprihet nga këndimi i 4 psalmeve dhe shoqërohet nga 5 lutje ndërmjetësimi, më pas këndohet “Atyna”. Pas lutjes së fundit, mbi arkivolin e Papës vendosen vulat e Kardinalit Kamerleng të Kishës Shenjte Romake, Kevin Joseph Farrell, të Prefekturës së Shtëpisë Papnore, të Zyrës së Kremtimeve Liturgjike të Papës Romak dhe të Kapitullit Liberian. Pasi përfundojnë këto gjeste, arkivoli vendoset në varr dhe spërkatet me ujë të bekuar ndërsa intonohet lutja e Mbretëreshës Qiellore. Pastaj, formaliteti i fundit: noteri i Kapitullit Liberian harton aktin autentik, që vërteton varrimin dhe ua lexon të pranishmëve. Ai nënshkruhet nga kardinali Kamerleng, nga Regjenti i Familjes Papnore, imzot Leonardo Sapienza, nga Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore, imzot Diego Ravelli dhe, së fundi, nga noteri. Delegacionet e pranishme Në meshë janë të pranishëm delegacione nga e gjithë bota, me në krye presidentë si ai SHBA-së, Donald Trump. Nga Shqipëria ka ardhur presidenti i saj, Bajram Begaj, ndërsa nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm krerët fetarë të shumë feve botërore, si myslimanë, budistë, hinduistë, sikhë, zoroastrianë e jainistë. Nga Shqipëria, që dje, bënë homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit së bashku me delegacionet shtetërore e sot janë të pranishëm në meshë: kardinali shqiptar Ernest Simoni, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, kreu i Bashkësisë Myslimane sunite të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti. Edhe emigrantët shqiptarë në Itali janë organizuar nën drejtimin e koordinatorit kombëtar të Kishës Katolike për ta, don Anton Kodrarit, për të marrë pjesë në përshëndetjen e fundit për Papën Françesku, i cili – kujtojmë – e zgjodhi Shqipërinë si vend të parë evropian për ta vizituar, më 21 shtator 2014; shpalli shenjte Nënë Terezën, më 4 shtator 2016; nënshkroi dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit, më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024, që u ngritën në nderimet e altarit në Shkodër. Sot, qeveria e Tiranës e ka shpallur ditë zie kombëtare, duke e ulur në gjysmështizë flamurin në të gjitha institucionet shtetërore e publike, “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”, siç shkruhet në vendimin e datës 24 prill. Të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, transmetojnë muzikë funebër e shumë nga impenjimet politike, në këtë kohë fushate zgjedhore, janë shtyrë, ose bëhen pa muzikë.
26/04 11:45
Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT)
26/04 11:36
Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë
26/04 11:32
Luftoi si mercenar në krah të Rusisë, vritet në Ukrainë djali i zv.drejtoreshës së CIA-s
26/04 11:22
Foto/ I veshur sport dhe me kapuç në kokë, ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi merr pjesë në takimin e Berishës në Kavajë
26/04 11:20
Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari
26/04 10:46
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta