Vendimi i 30 qershorit, Meta kërkesë KPA-së: Nisni hetimin disiplinor për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

26/01/2022 10:30

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të nisë hetimin disiplinor për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që dhanë vendimin e “30 qershorit”.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë,e përbërë nga kryetarja Vitore Tusha, anëtarët Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji dhe sekretare Enina Kotoni shqyrtuan nëse zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019 ishin antikushtetuese apo jo.

Presidenti thekson se Kolegji i Posaçëm i Apelimit duhet të fillojë procedimin disiplonor sipas kërkesave të Kushtetutës dhe Ligjit.

Përmes një dokumenti ai ka renditur të gjitha faktet dhe rrethanat që diktojnë nevojën për nisjen e procedimit disiplinor të anëtarëve Gjykatës Kushtetuese.

Nëse ky është një fenomen masiv, sipas kreut të shtetit, atëherë procedimi disiplinor duhet të shtrihet sipas kërkesave të ligjit ndaj kujtdo gjyqtari të përfshirë në këto shkelje profesionale dhe etike.

Gjykata Kushtetuese la në fuqi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive që kërkonte konstatimin si antikushtetues të këtyre zgjedhjeve.

Sipas Gjykatës, për këtë vendim ka pasur një mendim paralel nga anëtarja Sonila Bejtja.

Meta kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe vendosi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjessshme vendore në gjashtë bashkitë pa kryetar.

Bashkitë pa kryetar janë: Shkodra,  pasi Valdrin Pjetrin e kapi dekriminalizimi; Vora,  pasi Agim Kajmakun e dogji dekriminalizimi; DurrësI, sepse Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit; Rrogozhina, sepse Haxhi Memolla ndërroi jetë; Dibra, sepse Dionis Ymeri dha dorëheqjen të kandidonte për deputet dhe Lushnja, sepse Fatos Tushe u shkarkua nga kryeministri Edi Rama pas arrestimit për korrupsion.

Kërkesë_Procedim disiplinor F.P-etj -FINALE 24.01.2022

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA