Top Story/ Top Story disponon marrëveshjen e 2004, ja si mbrohen interesat e kompanise dhe jo të shtetit shqiptar

26/01/2022 23:25

Kompania Bankers është imunizuar përjetësisht nga shteti shqiptar që në hartimin e kontratës. Top Story disponon marrëveshjen e vitit 2004 mes Albpetrol dhe Saxon, Bankers sot me firmën e ish kryeministrit Fatos Nano me ndryshimet përkatëse ndër vite. Marrëveshja ka qenë e fshehtë, aspak transparente dhe në kundërshtim me kriteret e vendosura në ligjin e hidrokarbureve.

“Është një marrëveshjë që kur e kam lexuar më kanë ikur lot. Për një pasuri të madhe kombëtare e cila duhej të administrohej ndryshe, Fakti që të gjithë bëhen memec për këtë aktmarrëveshje, për këtë kontratë, tregon se sa e padrejtë është ajo për shtetin shqiptar dhe për publikun në Republikën e Shqipërisë. Marrëveshja ka klauzola kofidencialiteti” u shpreh jursiti, Adriatik Lapaj.

Neni 23 i marrëveshjes parashikon konfidencialitetin. Kjo do të thotë që informacioni i përftuar sipas kësaj kontrate mbahet konfidencial, jo vetëm sa të zgjasë marrëveshja, por edhe 5 vite pasi të përfundojë ajo. Jo vetëm publiku që nuk duhet ta ketë, por as mediat. Dhe bashkëpunëtorëve sipas kontratës mund tu ekspozohet ajo pjesë informacioni që rregullon marrëdhënien mes tyre.

“Që do të thotë nuk mund të bëhet publike, që do të thotë që as unë nuk mund ti them ato që kam lexuar dhe nuk mund ti tregoj se si i kam lexuar që do të thotë në Republika të cilat nuk arrihen të bëhen marrëveshje publike, predispozicioni është që shoqëritë të mos përfitojnë nga këto marrëveshje” u shpreh jursiti, Adriatik Lapaj.

“Fatkeqësisht jo vetëm kontrata për të cilën ju bëni fjalë, por të gjitha kontratat PPP, të koncesioneve fatkeqësisht nuk i nënshtrohen rregullave të transparemcës duke qenë se këtu kemi të bëjmë me shfrytëzimin e pasurive natyrore” u shpreh eksperti ekomisë, Selai Xhepa. “Mungesa e transparencës lë shteg për keqmenaxhim. Dhe keqmenaxhimi është burim i korrupsonit, cënimin e interesot publik, të ardhurave buxhetore dhe papërgjegjsjmërinë brezat që vojnë” u shpreh eksperti ekonomisë, Zef Preçi.

Marrëveshjet në fakt, mund të kenë klauzolë konfidencialiteti, kryesisht kompanitë e huaja për arsye të ndryshme që nga konkurrenca, sekreti tregtar etj. Por duhet kuptuar konteksti i nënshkrimit të marrëveshjes dhe duhet ruajtur ekuilibri mes palëve nënshkruese. “Nga njëra anë është kërkesa e kompanisë për të ruajtur atë çfarë prodhon dhe nga ana tjetër është qeveria e cila është si çdo partner tjetër që bën biznes, Por duhet të kuptojmë që interesi publik është akoma më i rëndësishëm në këto marrëveshje.. Unë mendoj që klauzola të tilla kofidencialiteti janë normale në marrëveshje, por interesi public duhet të prevalojë dhe është më I rëndësishmi në ço kontratë që qeveria shqiptare lidh me çdo operator që bën biznes në Shqipëri” u shpreh Ilir Ciko, ekspert ekonomie.

Kontrata nga ekspertët konsiderohet si e dobët që do të thotë lë shteg që kontraktori, në këtë rast kompania Bankers të abuzojë me shtetin shqiptar.
“Është një marrëveshje shumë e keqe për interesat e shtetit shqiptar dhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Nuk besoj se janë pasur parasysh interesat e shqiptarëve kur është negociuar ajo marrëveshje. Unë e kuptoj që periudha e atëhershme ka qenë një periudhë kur sektori I naftës nuk ka patur rëndësinë e duhur, por qartazi duket që ka munguar vizioni dhe ka munguar informacioni se çfarë do të ndodhte me këtë sektor në të ardhmen, por ka munguar edhe dashamirësia për të menduar për të mirën e shtetit shqiptar, për të mirën e qytetarëve shqiptarë” u shpreh Besian Pesha, Ish Drejtues i AKBN.

Marrëveshja përjashton nga taksat doganore kompaninë dhe filialet, nënkontraktorët dhe punonjësit e huaj respektivë nga taksat dhe detyrimet doganore shqiptare në lidhje me të gjitha aktivitetet që lidhen me operacionet hidrokarbure. Po ashtu punonjësit e huaj të kontraktorit dhe nënkontraktorëve nuk janë subjekt i taksave dhe Detyrimeve Doganore ndaj të ardhurave apo fitimit të realizuar prej tyre drejtpërdrejt apo indirekt nga puna e tyre në operacionet hidrokarbure, as mbi importimin ose rieksportimin e sendeve të tyre personale dhe shtëpiake, artikuj të cilët mund të importohen lirshëm dhe për pasojë të rieksportohen.

Sipas kontratës, kompania mund të dërgojë plotësisht jashtë të gjitha të ardhurat nga operacionet hidrokarbure në Shqipëri, duke përfshirë, por pa u kufizuar te të ardhurat nga shitja e naftës. “Patos Marinza është pellgu më i madh naftëmbajtës në tokë në Europë dhe si i tillë është një asset i madh kombëtar dhe nëse do të kishim ndjekur nje strategji tjetër, nuk di ti lëshonte këto asete, qoftë pellgjet e naftës, qoftë industrinë përpunuese të naftës, nuk do ti jepte për një copë bukë tek investitorët e huaj, por do ti mbante vetë, do ti investonte vetë, qoftë edhe duke marrë një kredi. Ne sot do të ishim një industry e cila fare mirë mund të prodhonte, por mund të prodhonte njësoj siç prodhon industria e energjisë në vendet nordike, të njëjtin nivel mirëqënie për qytetarët e vetë” u shpreh Besian Pesha, Ish Drejtues i AKBN.

Top Channel