Përndiqte dhe kërcënonte 29-vjeçaren, arrestohet i dyshuari në Bulqizë

26/01/2022 09:28
Foto ilustruese

Një shtetas, që dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme një 29-vjeçare është arrestuar këtë të mërkurë në Bulqizë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale L.S. e ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve si dhe e ka përndjekur vazhdimisht 29-vjeçaren.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel