Tre punonjës në zyrën e Urbanistikës në bashkinë Vlorë janë arrestuar sot, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas policisë, 33-vjeçari me iniciale R. H., 32-vjeçari me iniciale K. M. Dhe 35-vjeçarja me inicale S. A. dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të 38-vjeçarit me iniciale A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit.

Nën hetim është vënë dhe pronari i ndërtesës.

Disa shtetas që janë kapur duke kryer ndërtime pa leje janë arrestuar muajt e fundit, e megjithatë dhënia e lejeve të jashtëligjshme apo punimet pa marrë leje nuk janë ndalur në qytetin bregdetar.

Top Channel