Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD ditën e sotme, takim ky i mbajtur në ambjentet e ‘Tirana International Hotel’.
Teksa mbajti fjalën e tij para të rinjve e të rejave, Basha tha se plani i Partisë Demokratike është ti kthehet politikës fytyra njerëzore!
Duke ju bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen misionit të tij me në fokus vettingun e politikanëve dhe ndëshkimin e atyre që prekin votën e lirë.
Më tej, Kryedemokrati tha se duhet të investohet tek arsimi në mënyrë që të parandalohet largimi i rinisë nga vendi!
“Nuk ka zemërim më të bukur se ai i rinisë, është ai që do ndryshojë Shqipërinë. Kjo tjetra nuk është zemërim është mungesë respekti për njëri tjetrin por duhet ta respektosh njëri tjetrin kjo është shoqnia. Pse të gjithë dakord jeni me njëri tjetrin jo, sigurisht që jo. Rinia shqiptare kudo ku është ka një tjetër mënyrë komunikimi që e ruan edhe kur ka ndryshim mendimi, prandaj ardhja e rinisë është domosdoshmëri! Një politikë me fytyrë njerëzore mund të garantohet nga vota e lirë. Politikanët që prekin votën të shkojnë aty ku e kanë vendin. Pjesë e reformës tonë politike, vettingu në politikë dhe çlirim i votës përmes saksioneve të politikanëve Një sallë e mbushur me të rinj me plane për PD është ankthi i tyre! Se kemi plan sekret t’ja themi çdo shqiptari, ti kthejmë politikës fytyrën njerëzore.
Do t’ja kthejë institucionet dhe shtetin shqiptarëve. Nuk ka ekonomi dhe kur s’ka ekonomi zemrat janë bosh, xhepat janë bosh! Këtu mund ti mbajë të rinjtë vetëm veprat dhe jo llafet. Çfarë na mungon ne? Duhet të investojmë te arsimi si një urgjencë kombëtare që të mos pushtohemi përfundimisht nga depresioni ekonomik që a sjell largimin e rinisë na duhet investimi te arsimi. Për një punësim dinjitoz këtu me të ardhura të mjaftueshme për të menduar themelimin e familjes, blerjen e një shtëpie pranë familjes tënde. Këto janë objektiva të mundshme, mjafton t’ja kthejmë politikës fytyrën njerëzore. Ne do ta bëjmë, vetëm nuk e bëj dot! Ky është një misioni i madh, nuk është thjesht ndryshim politik por kulturor! Ju ftoj, ju lus a do ta bëjmë Shqipërinë ndryshe në këtë udhëtim për të ardhmen e rinisë? Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.
Top Channel