26/12 20:16
Partia Socialiste e ka gjetur kandidatin e mundshëm për Bashkinë Dibër në garën e 6 Marsit.
Emri ruhet me fanatizëm nga drejtuesi politik i qarkut Dibër, ministri drejtësisë Dr. Ulsi Manja.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu në edicionin qëndror të lajmeve 19:30 raportoi se bëhet fjalë për një ekonomist të njohur që jeton dhe punon në Tiranë, me origjinë nga Dibra.
Do të jetë mbledhja e ardhshme e kryesisë së PS nga ku do të diskutohen të gjitha kandidaturat e ardhura nga baza përmes drejtuesve politik.
Mbrëmjen e sotme kryesocialisti Edi Rama krahas takimeve me drejtuesit politik të Tiranës dhe Dibrës zhvilloi edhe një takim me të 12 drejtuesit politik të PS në qarqe.
Top Channel