Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot sëbashku me Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban në një vizitë në spitalet e Fierit dhe Divjakës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë përmes Agjensisë së saj të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim i dhuroi spitaleve respektive pajisje mjekësore si respiratorë të terapisë intensive dhe defibrilatorë.
Në fjalën e tij Balla falenderoi ambasadorin Serban dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë, e cila përmes agjesive të ndihmave kanë dhuruar disa pajisje mjeksore për Spitalin e Fierit.
“Bashkë me ambasadorin e Rumanisë jemi sot në Spitalin Rajonal të Fierit, i cili në koordinim me spitalin Memorial ofrojnë shërbim shëndetësor për banorët e Fierit dhe gjithë qarkut. Falenderoj ambasadorin Serban dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë, e cila përmes agjesive të ndihmave kanë dhuruar disa pajisje mjekësore për Spitalin e Fierit. Në këtë kohë pandemie është e rëndësishme që të rrisim kapacitetet tona të infrastrukturës me pajisje të domosdoshme, sikurse janë pajisjet e oksigjenit, të cilat kanë qenë të nevojshme në këtë kohë.
Gjatë vizitës në spitalin e Fierit kemi identifikuar dhe disa nevoja të tjera të cilat do ti koordinojmë me Ministrinë dhe donatorët. Hallet e shtëpisë asnjëherë nuk zgjidhen vetëm, por dhe me miqtë dhe donatorët. Rumania edhe pse ne vijojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë, tashmë gjejmë mundësinë që të identifikojmë dhe nevoja, të cilat mund ti adresojmë së bashku’, deklaroi Balla.
Top Channel