Kjo vazo lule që gjendet buzë liqenit të Pogradecit është kthyer në një statujë akulli.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tavolinat pas saj dhe çdo objekt tjetër. I ftohti në Pogradec ka qenë ekstrem gjatë natës e gjithashtu ka krijuar pamje mbresëlënëse.
Temperaturat gjatë natës zbritën në -14 gradë duke krijuar stalagmite akulli në bregun e liqenit të Pogradecit. Pamje të tilla janë krijuar pesë vitesh më parë pasi temperaturat në vitet e kaluara nuk kanë qenë kaq të ulëta.
Në ditën më të ftohtë të janarit banorët e Pogradecit tregojnë vështirësitë që sjell i ftohti ekstrem dhe lëvizja në rrugë
Liqeni i Ohrit është një ndër sipërfaqet ujore më të bukura në vend dhe përveç verës ai ofron pamje të rralla edhe në dimër.
Top Channel