Në kuadër të operacionit policor ‘Gimaj’ policia ka vënë në pranga 28 vjeçarin e shpallur në kërkim për prodhim dhe kultivim narkotikësh, ndërkohë që më herët, në muajin tetor të vitit të shkuaru vunë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Rr. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, gjatë hetimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Gimaj”.
Kujtojmë që, gjatë operacionit “Gimaj”, i finalizuar më datë 15.10.2021, janë ndaluar shtetasit K. Q., 39 vjeç dhe N. L., 30 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pog, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dhe në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel