Kupa Afrikane e Kombeve/ Tetë të vdekur nga shtypja në stadiumin e Kamerumit (video-foto)

25/01/2022 17:21

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 38 janë plagosur në një shtypje para një ndeshjeje të kampionatit të Kupës Afrikane të Futbollit në Kamerun.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregonin tifozët që ulërinin teksa shtypeshin në hyrjen e stadiumit Olembe në kryeqytetin Yaoundé.

Dëshmitarët përshkruanin skena kaotike jashtë stadiumit teksa mijëra tifozë nuk arrinin të hynin.

Dy djem të vegjël me moshë tetë dhe 14 vjeç ishin mes të vdekurve, ndërsa shtatë njerëz janë të plagosur rëndë.
Presidenti i Kamerunit, Paul Biya ka urdhëruar një hetim mbi incidentin “tragjik “.
Zyrtarët thanë se rreth 50,000 njerëz kishin tentuar të hynin në stadium.

Ky i fundit ka një kapacitet prej 60,000 vendesh por duhet të mbushet vetëm në kapacitet 80% prej kufizimeve shëndetsore.
Nick Cavell, producenti i BBC për rubrikën ‘Africa Sport’, ishte në ndeshjen në fjalë dhe tha se nuk kuptoi asgjë për tragjedinë derisa lajmi filloi të dilte në rrjetet sociale.

Në imazhet e publikuara shiheshin tifozët që kapërcenin gardhet dhe kalonin në turmë pikat e kontrollit duke shkelur mbi njerëz të tjerë të shtrirë përtokë.

Disa të tjerë shihen duke u dhënë ndihmë tifozëve të plagosur.

Gazetari danez Buster Emil Kirchner përshkruante të kishte parë “shumë kaos” teksa një masë e madhe tifozësh kishin tentuar të hynin vetëm nëpërmjet një pike kalimi.
“Ishte e pakontrollueshme – njerëzit vraponin kapërcenin gardhet, thyenin barrikadat,” tha ai për rrjetin BBC.
Një tjetër gazetare, Leocadia Bongben, tha se trazirat erdhën nga një prej zonave të hyrjes, jashtë stadiumit.
“Njerëzit ulërisnin,” tha ajo për BBC’s Newsday. “Një minutë më vonë ambulanca erdhi në stadium por kur ne arritëm aty, policia nuk na lejonte të shkonim në vendin kur kishte ndodhur tragjedia”.
“Është një situatë shumë e trishtë, njerëzit shkojnë për të parë një ndeshje sportive por përfundojnë të vdekur aty”.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje “të dëshpëruar”, tha mjekja Olinga Prudence për rrjetin Associated Press.
Kameruni është një prej vendeve me më shumë tifozë futbolli në Afrikë dhe pret Kupën e Afrikës 50 vjet pasi e organizoi për herë të fundit.


Kështu që turma të mëdha kanë vërshuar në stadiume.

Gjithashtu tifozët kanë nevojë për një test negativ Covid për të hyrë në stadiume çka ka vonuar gjërat në mënyrë të konsiderueshme, por kjo nuk besohet se ka ndihnuar në vdekjen nga shtypja.

Por problemi është se rreth 30 minuta pasi ndeshja kishte nisur, vetëm një pikë hyrjeje, ajo e jugut ishte e hapur.
Aty u krijua dhe ngërçi i zonës së ngushtë që shtypje nga masa e madhe e njerëzve që e rrethonte.

Dëshmitarët tregonin për tifozë që tregonin biletat e tyre duke i mbajtur lart, prej zhgënjimit me procesin e ngadaltë, por më tej ngrinin duart në ajër për të kërkuar ndihmë.

Vanessa Tchouanzi tha për agjencinë Reuters se pa një shoqen e saj të rrëzohej nga goditja e të vdiste e shtypur nga turmat e nejrëzve.
Organizata e futbollit botëror Fifa tha se “mendimet e lutjet tona janë me të prekurit dhe komunitetin e futbollit”.
Stadiumi Olembe, më i madhi në Kamerun është hapur vitin e kaluar. Aty pritet të luhen dhe tre ndeshje të tjera, përfshi dhe finalen e kompeticionit. Ndeshja e tragjedise me Kamerunit dhe Komoros perfundoi me rezultatin 2 – 1 per vendasit.

FOTO GALERI
1/5
Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 38 janë plagosur në një shtypje para një ndeshjeje të kampionatit të Kupës Afrikane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA