Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kthehen prapa në kufi me Kosovën për shkak të mungesës së dozës së tretë të vaksinës. Kryetarja e Komunës së Preshevës thotë se hyrja në Kosovë është e domosdoshme për banorët e kësaj zone.

Ardita Sinani: Qoftë për arsye të studimeve në universitetet e Kosovës, shërimit në qendrat klinike, të atyre që punojnë apo vizitojnë familjarët e tyre, frekuentojnë më së tepërmi republikën e Kosovës.

Sinani shpreson që Qeveria e Kosovës ta shqyrtojë këtë masë.

Ardita Sinani: Duke marrë parasysh vështirësitë e qytetarëve dhe kërkesat tona si institucione komunale mbetemi me shpresë së Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë apo plotësojë vendimin.

Masa ku kërkohet doza e tretë e vaksinës për të hyrë në Kosovë cilësohet si e pamenduar nga opozita dhe kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Armend Zemaj: E vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe vëllezërve tanë andej e këndej kufirit, por nuk e parandalon dhe nuk e lufton virusin.

Bekim Haxhiu: Kemi mbledhë 40 nënshkrime dhe kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme që pritet të mbahet ditën e enjte.

Kundër kësaj mase ka reaguar edhe ish – kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e quan arbitrar dhe të dëmshëm vendimin që mori Qeveria e Kosovës më 22 janar. Këto masa janë në fuqi deri më katër shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA