Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qeshorit duke thënë se nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.
Sipas Bardhit, Meta nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve. Ndër të tjera thotë se “gjuha e foltores” nuk mund të jetë gjuhë e institucionit të presidentit.
Në përfundim sjell sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën thotë se i uron lexim të këndshëm dhe punë të mbarë Presidentit.
“Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.
Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Bardhi.
Top Channel