Adriano në telashe, kapet me patentë të skaduar dhe refuzon testin e alkoolit

25/01/2022 18:27

Ish sulmuesi i Interit, Adriano është përfshirë në një aventurë të pakëndshme në Brazil, pasi është ndaluar për një kontroll rutinë nga policia e Rio De Janeiros, por ka rezultuar se ishte duke drejtuar mjetin, ndonëse patenta i kishte skaduar prej kohësh.

Për më tepër, “Perandori” ka refuzuar kërkesën e policëve për t’iu nënshtruar testit të alkoolit, duke komplikuar edhe më shumë ngjarjen. Megjithatë oficerët e policisë e kanë mbajtur jashtë mjetit, deri në mbërritjen e një tjetër shoferi për të drejtuar makinën ku udhëtonte sulmuesi i njohur.

Adriano u transferua te Interi në verën e 2001-shit dhe bëri mjaft mirë në periudhën 2004-2009, por më pas u largua, pasi u përfshi në një gjendje depresive dhe iu dorëzua alkoolit, çka u pasua me rënien në formën fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA