SPAK nuk i shpëtoi dot refrenit të moskompetencës që deklarohet shpesh nga gjykatat dhe prokuroritë.

Sidomos kur bëhet fjalë për zyrtarë të niveleve të larta që pasi konstatohen si të papërfshirë në hetime, ata cilësohet të shpëtuar nga vendimet e mos kompetencave që përcjellin për hetime të mëtjeshme vetëm vartësit e tyre. Ky trend nis nga çështje zgjedhore deri tek akuza të qytetarëve për nivelet më të larta të shtetarëve.

Sipas të dhënave që Top Channel disponon brenda një viti, në 132 raste SPAK ka hequr nga vetja çështje të zyrtarëve më të lartë të burgjeve të hipotekave policisë së shtetit deri tek denoncime ku të akuzuar kanë qenë ministra apo ish ministra, por që në përfundim janë gjetur të papërfshirë dhe ndaj dhe SPAK është deklaruar jo kompetent.

Ministrja e radhës për të cilën u shpall mos kompetenca është Milva Ekonomi, ish ministre bujqësisë për cilën SPAK u gjet jo kompetent dhe dërgoi vartësit e saj për hetime të mëtejshme.

Kallëzimi ndaj ish ministres Ekonomi ishte dorëzuar pranë SPAK në 10 janar 2022 dhe u delegua në prokurorinë e kryeqytetit tre ditë më vonë më 13 janar. Bëhet fjalë për denoncimin e Ervin Resulit që kërkoi hetime për ish ministren dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi sipas pretenduesit është lëshuar një urdhër i paligjshëm për mbylljen e laboratorit të vetëm fitosanitar në Shqipëri.

SPAK konsideron se pretendimet e Resulit nuk gjejnë mbështetje sa i takon ish ministres, ndërkohë që tre zyrtarët e tjerë i shikon se i përkasin një prokurorie tjetër për tu hetuar. E njëjta gjë ka ndodhur gjatë këtyre muajve me ish ministren e mbrojtjes Olta Xhacka, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ish ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, por edhe shumë të tjerë për të cilët SPAK ka deklaruar mos kompetencën.

Por një vendim që Top Channel disponon prej muajit maj 2021 e ka zgjidhur manovrimin me moskompetencat. Në këtë vendim Gjykata e Lartë urdhëron që prokuroria në rastet kur vëren se nuk ka vepër penale, duhet të kërkojë pushimin e hetimit dhe mundësinë nëse duhet hetuar apo mbyllur kjo çështje e ka vetëm gjykata. Ky urdhër i Gjykatës së Lartë duhet të jetë i zbatueshëm dhe për SPAK që megjithë rezultatet është ende larg pritshmërive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA