Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të hënë programin IPARD, që ka në fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën.
“Ne kemi bërë jo pak punë, sepse e nisëm këtë në terren të djerrë duke çelur shtegun për investime në agroturizëm dhe me bindjen që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ata e kanë larg tregun dhe nuk e kanë aty ku jetojnë mundësitë qoftë gjeografike, qoftë klimatike, qoftë financiare për të zhvilluar bujqësinë intensive. Agroturizmi është përgjigja duke e parë rrugën e zhvillimit nga e kundërta. Edhe pse jeton në një pozicione të tillë e ke të vështirë të përfshihesh në rrugën e strehimit ke avantazhe. Ke avantazhin që të jep natyra. Në vend që të shkosh ti te tregu, vjen tregu te ty.
Eksperiencat e krijuara në këtë fushë që tanimë janë të konsiderueshme në raport nga se u nisëm flasim për favorin e madh që agroturizmi i jep atyre që angazhohen me të. Është fare e lehtë që të gjitha fjalët e premisat të verifikohen duke parë nga afër zhvillimet e ndodhura. Agroturizmi mund të sigurojë shumë të ardhura. Të gjitha rastet e zhvillimit të agroturizmit që kemi sot në hartën e turizmit rural flasin për këtë. Padyshim që duhet një bazë, e kjo është arsyeja që BE agroturizmin e ka një prej elementët e financimit. Ne do të japim ¼ të këtij financimi për ata që prezantojnë projektet e tyre. Zhvillimi rural kërkon njëkohësisht një vrap me kohën. Nëse shohim panoramën e zhvillimit rural kemi 2 realitete. Nga njëra anë është realiteti i atyre që bëjnë sukses sepse i pararendin atyre pengesave të cilat sjell vetvetiu ndryshimi i kohës. Kemi panoramën e atyre që nuk bëjnë sukses, por kanë pengesa e përpiqen të mbijetojnë duke mos iu përgjigjur evoluimit të kohës.
Ka dhe nga ata që e hedhin prodhimin në lumë. Këta i drejtohen rrugës së bllokimit të rrugës duke kërkuar nga shteti atë që shteti si bën dot zgjidhje me sistemin që kemi. Burimet financiare të vendosura në dispozicion të bujqësisë sot. Kemi burime të financimit në dispozicion. Ndërkohë qasja jonë është e qartë. Bujqësia dhe turizmi rural duhet orientuar nga sipërmarrja dhe të gjithë ata që angazhohen në këtë fushë kanë patjetër mundësinë që të ndërtojnë një sipërmarrje të suksesshme nëse mësojnë nga ato që janë të suksesshëm. Ne kemi shumë për të bërë për të garantuar një zgjerim të rrugëve të informimit për fermerët, njerëzit që janë në sektorin rural për të rritur kapacitetet duke stimuluar dijen dhe duke stimuluar njohjen nga afër të rasteve të suksesit dhe stimuluar masivisht informacionin e futjen e teknologjive të reja në këtë fushë. Shembujt e zhvillimit rural janë tanimë domethënës për të stimuluar e nxitur më shumë njerëz të investojnë në këtë sektor”, tha Rama.
Top Channel