Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit rreth situatës epidemiologjike në vendin tonë dhe njofton se pas kryerjes së 3667 testimeve kanë rezultuar pozitivë 789 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor shtatë persona humbën jetën në 24 orë, pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç.
Në spitalet Covid po marrin trajtim 129 pacientë, 13 prej të cilëve ndodhe në gjendje të rëndë për jetën.
Në të gjithë vendin janë aktivë 24,081 pacientë ndërsa gjatë 2 orëve të fundit janë shëruar 1824 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orë janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë, në këto bashki:
465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.
Statistika (24 Janar 2022)
Raste të reja ditore 789
Të shëruar në 24 orë 1824
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3667
Testime totale 1,630,245
Raste pozitive 248,859
Raste të shëruara 222,508
Raste Aktive 23,039
Humbje jete 3,312
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10505
Fier 1855
Shkodër 1714
Elbasan 1638
Durrës 1456
Vlorë 1411
Gjirokastër 1179
Berat 946
Korçë 941
Lezhë 868
Kukës 285
Dibër 241
Top Channel