Shembet kisha 700 vjeçare/ Lezhë, dëmtohen afreske të vjetra të kishës

23/01/2022 12:15

Kjo kishë afro 700 vjeçare ka shërbyer jo vetëm si kult fetar, por në të shumtën e kohës ka shërbyer dhe si qendër edukative për banoret e zonës.

Pak ditë më parë ky monument kulture pësoi shembje në murin kryesor ku sipas studimeve kishte afreske të rëndësishme historike.

Nga ana tjetër studiuesi shprehet se ka patur mundësi të ruhet si objekt por ka një mungesë vëmendje të theksuar nga ministria e kulturës për objekte fetare të cilat janë të shpallura monument kulture në zonen e Veriut.

Tëtilla objekte që mbartin histori të mëdha mbi supe duket se do ngelin vetëm në libra apo dokumenta pasi çdo ditë e nga pak po shemben duke u kthyer në germadha duke fshirë keshtu një pjesë të rëndësishme të historisë.

Top Channel